Ora News – Ambasada SHBA dhe britanike përshëndesin shtyrjen e zgjedhjeve në Kavajë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas vendimit të Kryeministrit Edi Rama për t?u tërhequr nga zgjedhjet e Kavajës, kanë ardhur edhe reagimet e para të përfaqësive diplomatike në vend dhe klasës politike. Dy ambasadat, ajo e Shteteve të Bashkuara dhe e Britanisë kanë vlerësuar pozitivisht këtë veprim, duke apeluar palët të dialogojnë për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare. Edhe kreu i shtetit, Bujar Nishani vlerësoi qëndrimin, teksa u shpreh i gatshëm për të ulur palët në reagim. Ndërkohë, ish-Kryministri Berisha e quan fitore të Shqipërisë tërheqjen e Ramës nga zgjedhjet në Kavajë.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ishte e para që vlerësoi qëndrimin e kryeministrit Rama për tërheqjen e kandidatit të Partisë Socialiste nga zgjedhjet e Kavajës.
?Kjo lëvizje i shërben ruajtjes së përqëndrimit të qeverisë dhe opozitës tek procesi i dialogut,? theksojën Shtete e Bashkuara, duke ripërsëritur se ?nxisin vazhdimin dhe përshpejtimin e procesit të dialogut sepse koha që mbetet për t?i zgjidhur çështjet me anë të negociatave përpara zgjedhjeve të 18 qershorit është e kufizuar,? ndërsa shton: ?Mbështesim të drejtat e shqiptarëve për të protestuar paqësisht dhe nxisim të gjitha palët që të tregojnë vetëpërmbajtje?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shtyrja-e-zgjedhjeve-ne-kavaje-ambasada-e-shba-vemendja-te-dialgou-qeveri-opozite/

Recommended