Ora News - Mbetjet mbi kolektorin e ujit: Banorët e lagjes 15 në Durrës ngrenë alarmin për rreziqet
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Banorët e lagjes 15 në Durrës ngrejnë shqetësim për çështjen e mbetjeve urbane të cilat sipas tyre mblidhen mbi kolektorin e ujit dhe pranë një kopshti. Ata i janë drejtuar me një peticion bashkisë ku kërkojnë ndërhyrje.

Një pikë grumbullimi e mbetjeve në rrugën ?Kushtrimi i të parëve? është shndërruar në një shqetësim për banorët e lagjes 15 në Durrës.

Mbetjet aty grumbullohen dhe hidhen mbi një një pusetë ku bëhet ndarja e ujit të pijshëm për zonat e ndryshme të lagjes!

?Këtu është një pusetë që kalon uji këtej. Nuk na prek vetëm neve por tërë ato famlije.?

Disa metra me tutje ndodhet kopështi i fëmijëve, ku sipas banorëve efekti i ndotjes është i ndjeshëm.

Disa thonë se fëmijët e tyre kanë shfaqur probleme shëndetësore që i lidhin me situatën e ndotjes nga mbetjet.

?Po bëjmë 30 vjet këtu, mbetjet sa vijnë e shtohen. Fëmijët janë aty, vajza është e sëmurë, nuk e çoj më.?

Për këto probleme që i cilësojnë jetësore, banorët e lagjës 15 i janë drejtuar me një peticion Bashkisë, duke i kërkuar ndërhyrje.

?Ose të jenë plehrat ose të hiqen pusetat e ujit.?

Ndotja dhe trajtimi i mbetjeve është problemi që shoqëron lagjen 15 në Durrës që kur aty u vendosën banorët e parë pas viteve 1990.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/mbetjet-mbi-kolektorin-e-ujit-banoret-e-lagjes-15-ne-durres-ngrene-alarmin-per-rreziqet/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended