Ora News - Ndalohet furgoni me qumësht të skaduar, gjobitet restoranti me higjienë skandaloze

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
AKU ka nisur një tjetër aksion, atë të kontrollit në furgona që furnizojnë lokalet dhe marketet në të gjithë qarkun e Vlorës por dhe më gjerë.

Një furgon që transportonte qumësht të skaduar dhe kuti me çaj sherebele të skaduar është ndaluar në Sarandë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit

Furgoni transportonte 40 kg qumësht të skaduar para 4 muajsh, 31 kuti me çaj sherebel të skaduara para një viti.

Menjëherë u bë bllokimi i produkteve të skaduara dhe u mor masa administrative me gjobë në vlerën 200.000 lekë.

Gjithashtu, nga Drejtoria Rajonale AKU Vlorë ka nisur aksioni për kontrollin e të gjithë restoranteve që ushtrojnë aktivitetin në këtë qark.

Një bar restorant në Vlorë është gjobitur me gjobë në vlerën 300.000 lekë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sarande-vlore-ndalohet-furgoni-me-qumesht-te-skaduar-gjobitet-restoranti-me-higjiene-skandaloze