Ora News - Në Qafë Thanë u kapën 570 kg drogë, furgoni në pronësi të një biznesi në Fier

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
8 persona janë vënë në pranga dhe një i nëntë është shpallur në kërkim si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal në trafikun e drogës. Ata u arrestuan pas kapjes së një furgoni që transportonte 578 kilogram kanabis drejt Korçës. Furgoni rezukton në pronësi të një biznesi në Fier, ku pronari thotë se ia ka shitur vëllait të njërit prej të arrestuarve, por nuk kishin bërë ende dokumentet.

578 kilogramë kanabis sativa u sekuestruan dhe 8 persona u vunë në pranga në kuadër të operacionit antidrogë finalizuar paraditen e djeshme nga Policia e Shtetit, e cila thotë se goditi një grup të strukturuar kriminal në fushën e trafikut të drogës.

Një person i 9 është shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar ?Uraka 2?.

"Më datë 21.11.2018, rreth orës 10:00 në fshatin Urakë, Njësia Administrative Rrajcë, bashkia Prrenjas, në aksin rrugor Prrenjas -Pogradec është ndërhyrë dhe është bllokuar një automjet furgon "Iveco" me drejtues mjeti shtetasin A.B. Nga kontrolli i ushtruar në brendësi të furgonit "Iveco" u gjetën dhe u sekestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike prej 578 kilogramë kanabis,"-raporton policia.

Të arrestuarit, identitetet e të cilëve nuk bëhen të ditura të plota për shkak të hetimit janë nga Fieri, Elbasani, Tirana, Pogradeci dhe Korça.

Në prangat e policisë kanë rënë shtetasit:

-E. M., 27 vjeç, banues në Fier.

-A. C. (T.), 39 vjeç, banues në Fier.

-A. B., 42 vjeç, banues në Levan, Fier.

-E. H., 43 vjeç, banues në Elbasan.

-G. R., 42 vjeç, banues në Elbasan.

-E. Gj., 42 vjeç, banues në Pogradec.

-A. Q., 24 vjeç, banues në Korçë.

-L. D., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale A. M., banues në Elbasan.

Ata kishin role të ndryshme në rrjet.

Tre persona, drejtuesi i furgonit me drogë dhe dy shoqëruesit me makina të ndara u kapën ndërsa po dërgonin lëndën narkotike drejt Korçës, ndërsa dy të tjerë e prisnin atje.

Policia kishte informacion mbi tentativën ndaj ndërhyri pranë fshatit Urakë në Prrenjas.

Furgoni në pronësi të një biznesi në Fier

Furgoni me targë AA356NA, rezulton në pronësi të një biznesi fason, por pronari Ilir Dauti thotë se ia ka shitur atë, vëllait të Erando Mehmetit që është mes të arrestuarve.

Ndërkohë policia thotë se po vijon hetimet për veprimtarinë e grupit kriminal procedimi i të cilëve do ti kalojë Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë.


Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/aksion-ne-qafe-thane-ndalohet-furgoni-i-dyshuar-me-droge

Recommended