Ora News - Zbulohet punishtja skandaloze ku përpunohej mishi, produket e tij shiteshin në Shëngjin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Operacioni i koduar "Rotten meat" bllokoi një punishte në të cilën në kushte skandaloze dhe jashtë të gjitha kushteve të sigurisë ushqimore përgatiste produkte mishi - si qofte apo mish të grirë - të cilat më pas i tregonte në Shëngjin.

Operacioni i policisë në bashkëpunim me AKU në Tiranë bllokoi 528 kg produkte mishi, të prodhuara jashtë kushteve të sigurisë ushqimore dhe u arrestua në flagrancë Arsim Çurdina, 55 vjeç, banues Kosovë.

"Ky shtetas, në qytetin e Shëngjinit, me mjetin e tij, është kapur duke tregtuar në disa lokale një sasi prej 528 kg produkte mishi, të prodhuara në mënyrë të kundraligjshme në një ambient në Tiranë jashtë kushteve të sigurisë ushqimore, duke rrezikuar shëndetin e konsumatorëve, produkt të cilin, ia shiste restoranteve dhe " Fast Food-ve" në Shëngjin, si dhe pa faturë tatimore , duke fshehur të ardhurat"

Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal, për të gjithë subjektet tregtarë dhe personat e përfshirë.

Veprat penale në ngarkim të tij " Fshehja e të ardhurave" "Prodhim dhe shitja e ushqimeve e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin" Manipulimi i tregut" dhe " Punësim i paligjshëm" parashikuar nga nenet 180/1, 288, 143/a/1 dhe 170/a të Kodit Penal.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/zbulohet-punishtja-skandaloze-ku-perpunohej-mishi-produket-e-tij-shiteshin-ne-shengjin

Recommended