RTV Ora - Tiranë: Nga garazhi në tunel ku kultivohej kanabisi, zbulohet skema
  • 5 years ago
#rtvora
Policia ka zhvilluar një operacion në Tiranë ku ka sekuestruar kokainë, kanabis në formë çokollate, fishekë luftarakë e pajisje, që përdoren për kultivimin e kanabisit në ambiente të mbyllura.

Droga u gjet e fshehur në tunele që kishin dalje nga nje garazh.

Në pranga ra një 25-vjeçar me iniciale Xh. L., ndërsa janë shpallur në kërkim tre persona të tjerë D. A., V. A. dhe F. S., të gjithë me banim në Tiranë.

"Shtetasi me iniciale F. S., në bashkëpunim me shtetasit D. A., V. A. dhe Xh. L. po përgatiteshin të kultivonin bimë narkotike në ambiente të mbyllura. Gjithashtu këta shtetas posedonin lëndë narkotike të llojit Kokainë dhe Cannabis Sativa, në një garazh në Rrugën ?Kongresi Manastirit?, për ta shpërndarë në doza të vogla,"-raporton policia.

Gjatë operacionit të koduar ?PREVENTION?, uniformat blu raportuan se gjetën dy garazhet e shtetasit F. S., të cilat kishin dalje në tunele (vendstrehime) të ndërtuara gjatë viteve të diktaturës.

"Në tunele u gjetën dhe sekuestruan 242.6 gramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë, në doza të vogla, 1 kg e 125 gramë lëndë narkotike kannabis në formë çokollate, fishekë luftarakë, 1 peshore elektronike, 3 motoçikleta, 1 DVR, rreth 600 shishe vere të llojeve të ndryshme, si dhe pajisje të shumta, vegla pune elektrike të llojeve të ndryshme,"-raporton policia.

Po gjatë kontrollit në një tunel betoni në të cilin futeshe nëpërmjet një hyrjeje të fshehtë në dyshemenë e garazhit, u gjetën edhe pajisje të tjera, të cilat përdoren për kultivimin e kanabisit në ambiente të mbyllura si : llamba elektrike, ventilatorë aspirues, transistorë elektrikë, tuba alumini për aspirim, fuçi për mbajtjen e lëndës narkotike, me aromën karakteristike të Kanabisit, set automatesh dhe prizash elektrike.

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim si dhe për evidentimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materiale procedurale do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" kryer në bashkëpunim, ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit?, ?Kontrabanda me mallra që kanë akcizë?, ?Fshehja e të ardhurave? dhe ?Mospagimi i taksave dhe tatimeve?, të parashikuara nga nenet 283/2, 278, 172, 180 dhe 181 të Kodit Penal.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/tirane-nga-garazhi-ne-tunel-ku-kultivohej-kanabisi-zbulohet-skema
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended