Report Tv-AKU bllokon 1.6 ton mish brenda një llotoje, kushtet skandaloze ku prodhoheshin qoftet
  • 6 years ago
Në kushte skandaloze, brenda një bar kafeje/lloto AKU-ja ka bllokuar një sasi të konsiderueshme mishi të grirë, fileto pule, brumë për qofteje dhe lëndë të parë mish që shërbenin për të prodhuar qofte. AKU-ja konstatoi se ubjekti MILITA DASIC disponon edhe një tjetër magazinë, aty ku u bllokua një sasi tjetër mishi, në total 1.6 ton.

Ndaj subjektit u mor edhe masë administrative gjobë 2.200.000 lekë, bllokim të produkteve në sasinë 1630.8kg (në ambientin e prodhimit dhe të magazinimit) si dhe ndërprerje e aktivitetit prodhues, tregtues.



"Trupa inspektuese e DRAKU, Tiranë në bashkëpunim me krimin ekonomik kanë evidentuar një subjekt me aktivitet ?Bar-Kafe/Lloto? që përpunonte ilegalisht mishin dhe nën produktet e tij në kushte skandaloze ? për rrjedhojë sjell rrezikshmëri të lartë për sigurinë ushqimore.

"Konkretisht, AKU konstatoi se subjekti MILITA DASIC me aktivitet ?Bar-Kafe/Lloto? me Nipt L81308019L përpunonte, ambalazhonte dhe tregtonte produktet (10 kg mish i grirë, 10kg fileto, 50 kg brumë qofteje dhe 50 kg lëndë e parë mish,) në kushte të rënda higjeno-sanitare dhe të pa shoqëruara me etiketë. Pra, ky subjekt është i regjistruar për ?bar-kafe/lloto? dhe jo për ?prodhim/përpunim mishi?.

Për më tepër, gjatë inspektimit u konstatua se subjekti i sipërcituar, disponon edhe një tjetër ambient (magazinë) të regjistruar në QKL, me aktivitet specifik: Shitje me shumicë e ushqimeve me origjinë shtazore ku u gjendën produkte me afat përdorimi të kaluar (120 kg qofte, 48 kg shishqebap) si dhe 1342.8 kg mish dhe nën produktet e tij të me mungesë të plotë dokumentacioni",-sqaron AKU.

Përgjatë gjithë verës AKU-ja ka vijuar kontrollet në të gjithë vendit. Si pasojë e mungesës së kushteve higjieno-sanitare ku tregtohej dhe mungesës së vulës pak ditë më parë u bllokuan edhe 308 kg mish në katër thertore të Pogradecit e Korçës.

ma.nd.

Komento
Komente
moderni: 30/08/2018 09:37shiqyr me ne fund se e helmuan popullin keta prodhus e tregtar te paskrupullt. helmin e kemi ne cdo ushim ne shqiperi, qe fshataret qe i hedhin hormone domateve e i bejne gjilpera vicave deri te gruri i cilesise me te keqe me te cilin behen buket. Po shkurtojne jetgjatesine mesatare te njerzeve me kete cilesi ushqimesh ne treg.Përgjigju
Lajme të tjera
Sulmi kundër gazetares Lala, reagon OSBE: Dënojmë me forcë aktin, autoritetet të zbardhin ngjarjen

Sulmi ndaj banesës së Lalës, reagon Endri Fuga: Solidaritet i plotë me Klodin, se Basha është humbje kohe

Sulmi me armë ndaj banesës së gazetares Lala, vjen reagimi i parë nga LSI

Sulmi me armë ndaj banesës së Lalës, Artan Hoxha mesazh kriminelëve: Ju kuptuam qartë!

Shijak/ Arrestohet 52-vjeçari, lëvizte me armë zjarri, iu gjetën 35 fishekë me vete

Meta bisedë telefonike me gazetaren Lala: Mos u tremb! Të vihen para ligjit autorët
Recommended