Ora News - AKU bllokon 27 ton mish nga Brazili, me prezencë salmonele
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Durrës ka bllokuar një kontenier me ngarkesë rreth 27 ton mish( fileto pule) që vinte nga Brazili dhe pas analizimit të monstrave kanë rezultuar me prezencë salmonele.

Sa më sipër, AKU ndaloi hyrjen e ngarkesës në sasinë 27 ton mish ( fileto pule) në territorin e Shqipërisë dhe kthimin e saj në vendin e origjinës.

Gjatë këtij viti nga AKU janë bllokuar e kthyer në origjinë edhe 7 kontenierë të tjerë, me 180 tonë mish.

Numri total i ngarkesave të importuara nga Brazili gjatë kësaj periudhe të vitit është 259 kontenierë; secili prej të cilëve është kontrolluar e analizuar me rigorozitet.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/aku-bllokon-27-ton-mish-nga-brazili-me-prezence-salmonele
Recommended