RTV Ora - Vinte nga Brazili, bllokohen 27 ton fileto pule me salmonelë në Durrës
  • 5 years ago
#rtvora

Të paktën 27 ton ?Fileto pule? që mbërrinte nga Brazili janë bllokuar nga AKU-ja në Durrës. Në deklaratën për mediat bëhet e ditur se pas analizave është evidentuar prania e salmonelës.

Në aksion janë zbuluar edhe 19.2 ton ?Kafe kokërr e papjekur?, e cila po ashtu vinte nga Brazili por që nuk përmbushte kushtet e sigurisë ushqimore.

Në deklaratë thuhet se kjo sasi kishte mangësi në dokumentacion shoqërues. Inspektorët kanë konstatuar problemet në të dyja sasitë gjatë kontrollit që u ushtrua në pikën kufitare të doganës në Durrës.

Operacioni ka vijuar edhe në Tiranë në 3 supermarkete, të cilave u janë vendosur gjoba në masën 5.5 milion lekë si edhe është kërkuar tërheqja nga tregu e mallrave që kanë qenë të skaduara dhe me etiketim jo konform ligjit.

Vetëm në muajt e parë të këtij viti janë bllokuar 900 ton ushqime të cilat nuk kanë plotësuar kushtet higjeno-sanitare por që nuk plotësonin gjithashtu edhe kushtet e sigurisë për konsumatorët.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/bllokohen-462-ton-produkte-te-pasigurta-nga-brazili

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended