Ora News - Me shpejtësi "avioni" në aksin Tiranë-Durrës, ndalohet 28 vjeçari nga Preza

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një i 28 vjeçar nga Preza e Tiranës është kapur nga policia duke udhëtuar me një shpejtësi shumë të lartë në rrugën interurbane Tiranë-Durrës.

Njoftimi i Policisë:

Shpejtësi e frikshme nga 28 vjeçari nga Preza e Tiranes, te drejtosh mjetin me shpejtësi marramendëse e çon veten me e pakta në spital.

Kjo shpejtësi është vrasëse, papërgjegjshmëri ndaj jetës, rrezik potencial edhe për jetën e përdorueseve te rrugës.

Policia Rrugore e Tiranes nuk ka qellim gjobat por ka prioritet sigurinë e jetës se përdoruesve të rrugës.

Publikimi i rasteve me shpejtesi apo me alkool ka vetem nje dhe vetem nje qellim, sensibilizimin e drejtueseve te automjeteve per te zbatuar rregullat e qarkullimit me qellimin e vetem parandalimin e aksidenteve.

Policia Rrugore është ne detyre me Radar e Drager e gjithe mjetet speciale qe ajo ka ne dispozicion per te bere te mundur rritjen e parametrave te sigurise rrugore.

Drejtues mjetesh: Mos shpejtoni te dergoni patenten ne shtepi por ecni brenda limiteve qe te shkoni me patenten ne shtepi se familja ju pret
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/me-shpejtesi-avioni-ne-aksin-tirane-durres-ndalohet-28-vjecari-nga-preza

Recommended