Ora News - Frika nga koronavirusi i ri, çifti kinez ndalohet në Durrës

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Dy shtetas kinezë janë ndaluar të shtunën në portin e Durrësit në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit vdekjeprurës nga Kina. Por analizat treguan se ishte një alarm fals, dhe më pas ata u lanë të lirë. Masat në porte jnë rritur, ndërsa në pikat kufitare tokësore nuk ka kontrolle shtesë.

Me këtë pamje duhet të mësoheni edhe në pikat kufitare shqiptare pas alarmit global të përhapjes së koronavirusit vdekjeprurës nga Kina.

Janë specialistët që do të kryejnë monitorimin e pasagjerëve dhe personeleve të anijeve tregtare që hyjnë nëpërmjet pikës kufitare të portit të Durrësit.

Të shtunën ata ndaluan për vefikimim dy shtetasve kinezë, ndërsa hynë nga Italia, por analizat rrëzuan çdo dyshim dhe ata u lanë të vijojnë normalisht udhëtimin në Shqipëri.

"Ishin një çift kinez, personalisht i kam ndarë veç. I kam intervistuar, i vizitova, pashë që nuk kishin asnjë shenjë. Kishin tre muaj që ishin në Europë dhe nuk paraqisnin rrezik. Informohemi më përpara".

Në një kohë kur virusi tashmë veç Azisë është përhapur edhe në vende të ndryshme të botës, përfshirë edhe Europën, porti i Durrësit si më i madhi në vend konsiderohet një port i mundshëm hyres për të infektuarit.

Ndaj aty është rritur monitorimi me pajisje teknologjike dhe janë marrë masat në rast evidentimi të pasagjerëve të dyshuar.

"Kemi karantinë me dy ambjente, me të gjitha kushtet. Karantina që ka porti i Durrësit është nga ato që mund të krenohemi në rajon. Çdo gjë është e kontrolluar, ne e dimë nga vjen."

Por alarmi i virusit vdekjeprurës duket se nuk ka mbërritur ende në pikat kufitare tokësore.

Në Morinë, si në anën shqiptarë ashtu edhe në atë kosovare nuk ka asnjë masë të shtuar.

Drejtoria e Shëndetit Shëndetësor është ende në pritje të udhëzimit të Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa punonjësit e doganës duken të qetë, pasi lëvizja e shtetasve aziatikë këto kohë është e ulët.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/frika-nga-koronavirusi-cifti-kinez-ndalohet-ne-durres

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended