Ndalohet ne Durres peshkarexha qe transportonte klandestine (20 Korrik 2000)
  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Anija e peshkimit "Epolito" është ndaluar nga policia e Durrësit me 10 emigrantë klandestinë që synonin brigjet e Italisë. Bashkë me ta u ndalua kapiteli i anijes shqiptare Robert Mujollari 55 vjeç nga Korça dhe 3 marinarët e saj. Operacioni u zhvillua nga policia vendase ne bashkëpunim me misionin e asistencës doganore. Sipas burimeve zyrtare klandestinët janë nisur me gomone nga bregu i Spillesë në rrethin e Kavajës.
Rreth 8 milje larg bregut në det të hapur klandestinët janë imbarkuar në anijen e peshkimit "Epolito". Anija u bllokua nga policia ndërkohë që materialet me 4 anëtarët e ekuipazhit të saj iu dërguan Prokurorisë. Mbi të ndaluar rëndon akuza e favorizimit të klandestinëve. Ndërkohë që hetimet kanë vazhduar dhe për klandestinët e ndaluar dhe për gomomne e nisur nga plazhi i Spillesë./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended