Ora News - Ekskluzive/ Kitaroviç: Mesazhi për politikën, shkoni përpara, mësoni nga gabimet tona

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Presidentja e Kroacisë intervistë ekskluzive për Ora News me gazetaren Ilva Tare

Zonja Presidente, Grabar-Kitarovic, faleminderit për këtë intervistë

Grabar-Kitarovic: Faleminderit

Kam përshtypjen se nuk po intervistoj thjesht Presidenten e Kroacisë por edhe një yll ndërkombëtar pas Kupës së Botës...

Grabar-Kitarovic: Ah, nuk do ta quaja kështu. Unë isha një tifoze e futbollit dhe sigurisht tregova një krenari kombëtare, krenarinë për skuadrën time dhe të futbollistëve që e meritonin plotësisht të fitonin por nuk kishim fat mjaftueshëm. Pavarësisht gjithçkaje fituan zemrat e botës.

Por edhe ju gjithashtu keni marrë vëmendje botërore dhe po lexoja shtypin ndërkombëtar që thonin ?Mala zemlja, veliki snovi? ?vend i vogwl, wndrra tw mwdha?. Çfarë duhet të mësojmë nga modeli i Kroacisë?

Grabar-Kitarovic: Absolutisht, gjithmonë e them se nuk ka vende të vogla. Mund të jesh i vogël në kuptimin e numrit të popullsisë apo në perimetrin e territorit por gjithmonë je aq i madh sa e bën veten, sa është edhe zemra jote, nëse ke ëndrra të mëdha dhe i vendos vetes qëllime të larta, objektiva të mëdha por gjithashtu vetëbesim dhe besimin e miqve.

Ishte shumë interesant fakti që jo vetëm ishit mbështetëse e skuadrës suaj kur ata fitonin, por i mbështwt edhe kur ata humbën...

Grabar-Kitarovic: Sigurisht, ai është momenti kur duhet më shumë mbështetje. Mua nuk më pëlqen shprehja ?humbën? por nuk fituan apo nuk po kryesonin. Sigurisht ky është momenti kur duhet t?i mbështesësh më shumë dhe kjo ka vlerë gjithashtu për miqtë e tu, në kuptimin e marrëdhënieve mes vendeve si përshembull midis Kroacisë dhe Shqipërisë dhe prandaj ne ju mbështesim kaq shumë në rrugën tuaj për në Bashkimin Europian.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ekskluzive-kitarovic-mesazhi-politiken-shkoni-perpara-mesoni-nga-gabimet-tona

Recommended