Mesazhi i aktorit Budina per ambasadorin e BE: Zoti Soreca peshqit e mëdhenj i keni përpara syve
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Artistë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile kanë protestuar këtë të martë para ambasadave të huaja në Tiranë. Para selisë së BE-së dhe SHBA-së ata kërkuan ndërhyrjen e diplomatëve që kanë mbështetur reformën në drejtësi për të nxitur SPAK-un të hetojë 6 kallëzimet që ata kanë bërë për shembjen e teatrit.

Aleanca për mbrojtjen e Teatrit vijon betejën ligjore që pas shembjes se godinës së institucionit kulturor.

Së fundi është kërkuar nga SPAK që të sekuestrojë truallin e Teatrit dhe dokumentet që e kalojnë atë në varësi të bashkisë së Tiranës, me pretendimin se aty ka elementë të veprës penale.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit këtë të martë ju drejtua institucioneve ndërkombëtare.

Fillimisht në zyrën e delegacionit të BE për ndikuar tek ky institucion që të nxisë SPAK-un që të hetojë për 6 paditë e bëra nga kjo aleancë.

Duke iu drejtuar personalisht ambasadorit Soreca, regjisori, Edmond Budina, u shpreh se nuk ka besim tek ai dhe reforma në drejtësi.

Budina: Kam një thirrje personale: Personalisht nuk besoj tek Soreca, por besoj tek zoti Soreca, sepse ai në të gjithë këtë kohë nuk është shprehur fare për çështjen e Teatrit Kombëtar, ndërkohë që deputetët e PE-së kanë reaguar. Reagimi I zotit Soreca ka qenë tepër i vakët për të mos thënë bashkëpunues me qeverinëDua të sensibilizoj dhe zotin Soreca t?i them që unë nuk besoj te ty, por respektoj institucionin që përfaqëson prandaj jam këtu. Reforma në drejtësi duhet të shkojë përpara dhe që peshqit e mëdhenj i kanë përpara syve. Çështja e teatrit është një çështje evidente korupsioni dhe peshqit e mëdhenj janë në atë rrjetë, le të hapin rrjetën dhe pëshqit i kanë brenda.

Me të njëjtën kërkesë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ju drejtua edhe Ambasadës amerikane.

Atje policia u kërkoi të shpërndahen, me pretendimin se në kohë pandemie nuk lejohen grumbullimet.

Pasi dorëzuan kërkesën, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit u shpërnda.

Aleanca per Mbrojtjen e Teatrit ka depozituar gjashtë kallëzime penale në prokurori dhe kërkon rindërtimin e Teatrit në vendin ku ishte dhe ashtu siç ishte.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/mesazhi-i-aktorit-budina-per-ambasadorin-e-be-zoti-soreca-peshqit-e-medhenj-i-keni-perpara-syve/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended