Mesazhi i Pashkëve për politikën: Gjeni sa më shpejt një zgjidhje, s'duam ‘vetëvrasjen’ e kombit
  • 5 years ago
Imzot George Frendo, në urimin e tij për Pashkët, është ndalur të flasë për situatën politike në vend, ku ka dërguar mesazhe të rëndësishme për politikanët shqiptar. Duke iu drejtuar besimtarëve, Imzot George Frendo u ka bërë një apel politikanëve që të gjejnë sa më shpejt një zgjidhje, për të parandaluar "vetëvrasjen e kombit".

"Po kremtojmë pashkët në një moment kritik dhe të tensionuar. Unë dua Shqipërinë dhe shqiptarët. U bëj apel që të gjithë politikanëve që kanë detyrë që të angazhohen në zgjedhje të drejta dhe të shqetësohen më shumë të shqiptarët. Sa më shumë të zgjasë, aq më të mëdha do të jenë pasoja. Nuk duam vetëvrasjen e kombit. Ato që merren me ndjenja hakmarrjeje, Krishti ju thotë "falini". Atyre që protestojnë me shumë, Jezusi tha "ata që përdorin shpatën, nga shpata do të vdesin". Ngjallja e Krishtit na jep shpresë dhe shpresa nuk na bën optimist, por realist dhe na jep kurajo për të zgjidhur probleme. Gëzuar Pashkët", tha Imzot George Frendo.