Festat e Nëntorit, Veliaj: Të bëhemi qytetarë kampionë, të vendosim nga një flamur në ballkonet tona
  • 5 years ago
Pas orarit të mësimit, nxënësit dhe të rinjtë e Njësisë 5 mund të merren me aktivitete fizike e sportive në mjediset e rikonstruktuara të shkollës ?Dëshmorët e Lirisë?. Si vijim i nismës ?Shkolla Qendër Komunitare?, Bashkia e Tiranës çeli dyert e palestrës së re të shkollës, duke ftuar jo vetëm nxënësit e saj, por edhe të rinjtë e njësisë, të merren me sport, si mënyra më e mirë për të patur një jetë më të shëndetshme.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe ministri i Diasporës, Pandeli Majko theksuan se palestra e rikonstruar e shkollës është një ftesë për çdo të ri dhe re që të heqë dorë nga jeta sedentare dhe të merret me aktivitete sportive.

Më parë rregulli ka qenë ndryshe: Mësimi fillonte në orën 8.00 dhe mbaronte në 13.30, pas kësaj shkolla ishte bosh. Tani e kemi ndryshuar rregullin, duke futur konceptin e shkollës si qendër komunitare, ndaj duam që shkolla të ketë frymë njeriu, të jetë e mbushur me nxënës, fëmijë dhe sportistë të ardhshëm çdo pasdite. Kjo është 1 nga 62 shkollat, e cila qëndron e hapur edhe pas mësimit, ku po të njëjtët nxënës apo edhe nxënës të tjerë nga komuniteti kanë mundësi të përdorin terrenet sportive. Palestrën këtu e përdorim kryesisht për volejboll, basketboll, taekëondo. Disa nga klasat do t?i përdorim për kurse shahu, ndërsa pjesa e fushës jashtë për kalçeto ose futboll.

Erion Veliaj, Kryetari i Bashkisë së Tiranës
Ai theksoi se palestrat dhe mjediset e tjera të shkollës ofrojnë mundësi për çdo kategori apo disiplinë sportive, ndaj ai tha se është e rëndësishme që fëmijët dhe nxënësit të regjistrohen në kurset e hapura.

Fakti që kemi të paktën 5 sporte të ndryshme që gjallërojnë hapësirën e shkollës është diçka shumë e mirë. Jam i sigurt se nuk do të bëhemi të gjithë kampionë, por punë e madhe edhe po s?u bëmë kampionë; rëndësi ka që të jemi qytetarë kampionë! Do të thotë të mësojmë si të luajmë në skuadër, të mësojmë si të humbasim, është pjesë e jetës, të mësojmë si të fitojmë; pra të jemi të përulur kur fitojmë dhe rëndësi ka që të gjithë të bëhemi shokë me njëri-tjetrin.
Recommended