Ora News - “Blic” arreston në Vlorë 52-vjeçarin e dënuar me 17 vjet burg në Itali

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia e Vlorës ka vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi në Itali.

I arrestuari është Maks Merkaj, 52 vjeç, banues në lagjen ?10 Korriku?, Vlorë.

Merkaj është i dënuar me 17 vite burg, për Organizatë kriminale, Pengmarrje, Shfrytëzim prostitucioni etj.

"Këtë shtetas Gjykata e Assizes Venecia, Itali, me vendimin nr. 1/2001 R.G.C.Ass, datë 10.04.2011, e ka dënuar me 17 vite burgim, mbetur për të vuajtur edhe 14 vite, për veprat penale ?Organizatë kriminale'', ''Pengmarrje'', ''Marrëdhenie seksuale me dhunë'' dhe ''Shfrytezim prostitucioni?, parashikuar nga nenet 61,81,110,519,600,605 të Kodit Penal Italian".

Interpol Tirana po vijon procedurat e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejtim drejtësisë Italiane.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/blic-arreston-ne-vlore-52-vjecarin-e-denuar-me-17-vjet-burg-ne-itali

Category

📺
TV

Recommended