Gazetari i Report TV po raportonte 'Live', Hamallaj 'shkundet' nga tërmeti për herë të tretë

  • 6 years ago
Katër tërmete goditën vendin tonë këtë të mërkurë, më i forti me magnitudë 5.1 ballë i shkallës rihter dhe epiqendër zonën e Hamallajt e Gjirit të Lalzit.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, po raportonte ?Live? kur një tjetër tërmet, i treti në radhë, por me intensitet më të dobët, në orën 13:25 lëkundi fshatin Hamallaj, në Durrës. Tërmeti ishte me magnitudë 4.8 ballë, me epiqendër 30 km në veriperëndim të Tiranës, në një thellësi prej 2 km.

Banorët kanë lënë menjëherë shtëpitë dhe kanë dalë në rrugë të alarmuar. Sipas sizmiologëve, pas katër goditjeve të fuqishme, në Hamallaj dhe Gjirin e Lalzit, më i forti 5.1 ballë i shkallës rihter, ka vijuar intensiteti i lëkundjeve sizmike, por me lëkundje të dobëta.

Recommended