Ora News - Deri tani 2 të vdekur nga gripi, po verifikohet një rast i tretë

  • 5 years ago
#oranews

Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino konfirmon dy raste të vdekjes nga virusi i gripit AH1N1 ndërsa po kryhen analizat për të verifikuar nëse dhe një rast i tretë vdekjeje ka qenë pikërisht sipasojë e këtij virusi.

Në një prononcim për median drejtoresha nënvizoi se situata e grit në Shqipëri është e ngjashme me vendet e rajonit dhe evropiane përveç Greqisë që ka një intensitet më të shtuar.

Silva Bino: "Deri tani janë dy raste të konfirmura me grip. Një rast i tretë po verifikohet nëse ka qenë si pasojë e gripit."

Rasti i fundit nuk i përket Elbasanit por i një bashkie tjetër që doktoresha nuk e tha emrin e bashkisë.

"Kemi intensitet mesatar. AH1N1 nuk është grip derri nuk ka asgjë të pazakontë. Është virusi sezonal që po qarkullon."

Personat që kanë vdekur kanë qenë të pavaksinuar dhe të moshave 40-60 vjeç dhe me sëmundje shoqëruese që përbën dhe një faktor rreziku. Doktoresha Bino saktësoi se dhe tek fëmijët ka pasur raste të të prekurve me këtë virus por nuk ka asnjë vdekje apo formë të rëndë të këtij virusi

Vaksinohuni- Doktoresha beri apel për tu vaksinuar dhe për të bërë kujdes.

" Inkurajoj të gjithë njerëzit që të vaksinohen. Ka nisur që në fund të nëntorit 50 mijë doza janë prokuroruar nga MSh dhe 50 mijë doza të tjera kanë ardhur si ndihmë nga task forcë botërore për shëndetin" u shpreh Bino.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/deri-tani-2-te-vdekur-nga-gripi-po-verifikohet-nje-rast-i-tret

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended