PD: Zyrtarët po u kërkojnë para banorëve për vlerësimin e dëmeve nga tërmeti - Vizion Plus

  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe këtë të enjte, përfaqësues të PD vijuan me takimet e tyre me banorët e dëmtuar nga tërmeti.Kreu i degës së PD në Durrës, Ferdinand Xhaferraj dëgjoi nga afër ankesat e qytetarëve Skënder Kaculi dhe Fran Kola, nga Rrushkulli.?Që në tërmetin e parë. Njoftova njësitë bashkiake, njoftova të gjithë. Erdhën e panë, asgjë fare hiç. Kurse në muajin nëntor më doli shtëpia e pabanueshme me DS4. Erdhën këta të tjerët e panë, asnjë gjë hiç fare. Jetoj me qira. Kam hyrë në borxh për të paguar qiranë e shtëpisë. Unë nuk e di si është kjo punë, nuk e di? Po abuzojnë më fatkeqësinë natyrore këta. Nuk e dinë se ku është shqiptari, ku është njerzilliku njeri që ku jeton ku banon, nuk e di të them?, tha Skënder Kaculi.Kurse qytetari tjetër, Fran Kola thotë se kërkon vetëm atë që i takon. Ai u shpreh se zyrtarët i kanë kërkuar para që të bëjnë një vlerësim tjetër për shtëpinë e dëmtuar.?Ata thanë na jep 100 mijë lekë se po e vlerësojmë DS3, DS4 si të duash, na jep paratë?. I thashë unë nuk dua me më ndihmuar gjë, absolutisht, vetëm aq sa është dëmtuar. Shifeni mirë, ju jeni specialistë edhe vlersoni si të doni edhe unë jam dakord me një fjalë me këtë dëm që është bërë kjo shihet me sy. Nuk kërkoj absolutisht gjë që nuk më takon , për këto grantet e ndërtimit, për kto ndihmat e fukarenjëve që u ka ndodh kjo fatkeqësi natyrore. Unë kërkoj vetëm atë që më takon.?Ferdinand Xhaferri edhe një herë tjetër akuzoi qeverinë se nuk po jep asnjë shenjë zgjidhjeje për rindërtimin e shtëpive.

Recommended