Konçesioni i portit të Durrësit / PD: Rama po i jep 30 mln euro klientit të tij - Vizion Plus
  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia demokratike ka akuzuar qeverine per korrupsion ne lidhje me koncesionin per nje nga kalatat e portit te Durresit, i cili do te zgjase 5 vite dhe ka një kosto prej 30 milionë eurosh për buxhetin e shtetit.Anetarja e kryesise se PD, Jorida Tabaku ka shpjeguar se ne fillim te shtatorit u hap një procedurë koncencionare për një nga kalatat e Portit të Durrësit, me pas sipas opozites qeveria detyroi kompaninë komcesionare që të largohet për t?ia dhënë atë një tjetër klienti të radhës, nderkohe qe tenderi I cili duhej të kishte zgjatur 52 ditë do të zgjasë vetëm 20 ditë. JORIDA TABAKUANETARE E KRYESISE, PD ?Ky është një transferim i pastër dhe i qartë i fondeve publike nga buxheti i shtetit tek një koncencionar, që nuk do të bëjë asgjë dhe praktikisht nuk do të bëjë asnjë investim, sepse investimet, mirëmbajtjen do të vazhdojë që do t?i beje Porti i Durrësit.? Sipas tabakut kjo aferë korruptive që bëhet në ditët e fundit të largimit nga qeveria, eshte nje shembull se si kjo shumice e ka drejtuar vendin ne 7 vjet. ?Është e papranueshme, është e pakonceptueshme që siguria jonë kombëtare, qe siguria e kompanive që operojnë në Portin e Durrësit të conohet thjesht për interesin personal të Ramës dhe për interesin personal të ministrave të tij.? Partia demokratike ka paralajmeruar se do ta ndjeke nga afer kete procedure dhe cdo procedure tjeter korruptive.
Recommended