Ora News - Fier, automjeti përplas për vdekje 5-vjeçaren

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier paraditen e së shtunën.

Një automjet ka përplasur për vdekje një fëmijë 5-vjeç në fshatin Kurjan, Roskovec.

Afifela Metohu ka qenë në trotuarin përpara banesës së saj kur është aksidentuar nga mjeti tip "Ford që drejtohej nga Leonard Abedinaj.

E mitura ndërroi jetë rrugës për në spital.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:10.

"Drejtuesi i mjetit Leonard Abedinaj, 41-vjeç është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet proceduriale,"-raporton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/fier-automjeti-perplas-femijen-5-vjec

Recommended