Ora News - Toka shtetërore me qera për 99 vjet, paditet ish kryebashkiaku i Rrogozhinës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

KLSH kallëzon në prokurori ish-kryetarin e bashkisë Rrogozhinë, Ndriçim Dushku, përfaqësues i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

Kontrolli i Lartë i Shtetit,ushtroi auditin e Bashkisë Rrogozhinë, për veprimtarinë nga data 01.01.2016 deri më 31.12.2017 dhe nga raporti zbulon se kjo bashki ka shkaktuar një dëm ekonomik në vlerën 24.5 milion lekë. Po kështu ka pasur dhe tjetërsim të paligjshëm të pronës shtetërore për sipërfaqen prej 27.6 ha

Më 22 maj është regjistruar kallëzim penal ndaj Nuredin Dushkut me detyrë ish-Kryetar i Bashkisë në cilësinë e Kryetarit të Komisioni i Qiradhënies të Tokës Bujqësore të Pandarë, si dhe V. M. në cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve, për konsumimin e elementëve të veprës penale të ?Shpërdorimit të detyrës? parashikuar nga neni 248, të Kodit Penal.

Bëhet fjale për toka shtetërore që janë dhënë me qera për 99 vjet

"Gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fushën e dhënies me qira të tokave shtetërore të pandara për 16 raste me sipërfaqe 27.6 ha si dhe në 1 rast, lidhur me procedurat e zbatimit të investimit publik, ndër shkeljet kryesore janë:

Tjetërsimi i pronës shtetërore nëpërmjet procedurave të dhënies me qira të tokave shtetërore të pandara, me afat me 99 vjet, në 16 raste (kontrata) me sipërfaqe 276129 m2 dhe më konkretisht:

Komisioni i Qiradhënies së Tokave Bujqësore të Pandara (KQTBP) përcaktuar me urdhër të Kryetarit të Bashkisë është ngritur dhe ka funksionuar në një kohë kur vendimet ?Për dhënien me qira të tokave Bujqësore të pandara?, janë marrë më përpara se është ngritur ky komision, pra pa pasur tagra vendimmarrëse.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/klsh-padit-ish-kryetarin-e-bashkise-rrofozhin

Recommended