Ora News - Xhafaj: Po më shantazhojnë. Audio përgjimi mashtrim, nuk jap dorëheqjen

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj në një konferencë shtypi theksoi se vëllai i tij, nuk do të bënte asnjë ditë burg në Shqipëri, ndërsa i konsideroi të pacipë ata që e sulmuan atë. Xhafaj theksoi se i vëllai ka bërë 1 muaj burg në Itali në vitin 2012 dhe më pas është dëbuar.

Ministri u shpreh se ndiheshin të lënduar familjarisht për gjithçka po ndodhte. Xhafaj theksoi se audio-përgjimi është një sajesë e plotë, ndërsa shtoi se po shantazhohej.

Xhafaj: Audio-përgjimi është një sajesë e plotë, mashtrim dhe i bërë keq. Nuk dua ta besoj se opozita është autore e këtij akti skandaloz, ose ka rënë viktimë, që tregon sa e etur për pushtet dhe me çdo çmim ajo është. Kur këta në opozitë bëjnë këtë gjë, çfarë do iu bënin kundërshtarëve politikë kur të jenë në pushtet. Kushdo i përfshirë në këtë skandal të madh do të marrë përgjigjen e merituar. Kemi të bëjmë me shantazh ndaj institucioneve publike të sigurisë.

Prokuroria të bëjë hetime të thella. Ka një orkestrim me një qëllim të caktuar, ligësia politike e njerëzore e një pjese të opozitës, diletanzimi, interesat meskine janë bërë bashkë me interesat e grupevbe kriminale brenda dhe jashtë sistemit të kalbur të drejtësisë. Me keqardhje e them se opozita ka rënë në batakun e intrigantëve, janë gati të bashkëpunojnë edhe me djallin që vetëm e vetëm që kjo qeveri të ikë.

-Në asnjë rast nuk kam menduar të japë dorëheqjen për këtë shkak.

-Kryeministri nuk më ka kërkuar asnjëherë dorëheqjen dhe nuk ka asnjë shkak për dorëheqjen time me këtë rast.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-takim-me-xhafaj-pas-mbledhjes-se-grupit-te-ps

Recommended