Ora News -Jep dorëheqjen Petrit Fusha: Prokuroria nuk është më vendi ku unë mund të shërbej

  • 5 years ago
#oranews
Jep dorëheqjen Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme Petrit Fusha. Në dokumentin e dorëheqjes që i është dorëzuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Fusha argumenton se "Prokuroria nuk është më vendi ku unë mund të shërbej me përvojën 32 vjeçare."

Ja cfare shkruhet ne shkresen e doreheqjes

"Pas 32 viteve pune në sherbimin e Prokurorisë, çmoj se përvojën që kam mund ta përdor në dobi të një aktiviteti tjetër me më pak ngarkesë. Koha në të cilën po jetojmë është tejngarkuar me ngjarje e fenomene të drejta e të pa drejta. Një profesionist në moshën time natyrshëm zgjedh me maturi vendin se ku mund të kontribuojë më mirë.

Ndaj gjykova se Prokuroria nuk është më vendi ku unë mund të shërbej me përvojën 32 vjeçare. Një përvojë e akumuluar tashmë nga procese hetimore e gjykimi të çdo lloj çështje e niveli.

Në këto kushte ju paraqes sot dorëheqjen time nga detyra e Prokurorit në Prokurorinë e Përgjithshme si dhe nga shërbimi i Prokurorisë".

Keshilli i Larte i Prokurorise vendosi sot të pranojë kërkesën e dorëheqjes dhe me shumicë votash vendosi që mbarimi i mandatit të prokurorit të jetë data 31 mars 2019. Kjo sipas nenit 65, ligjit 95/ 2016 për statusin e magjistratëve.

Nga ana tjetër Prokuroria e Përgjithshme shpalli vakancën e një anëtari në KLP pas shkarkimit nga detyra të prokurores Antoneta Sevdari.

Sipas shkresës së firmosur nga kryeprokurorja, afati i aplikimit për të interesuarit është deri në datën 20 mars 2019.

Ndërkohë në mbledhje KLP nuk ndërpreu zyrtarisht mandatin për prokuroren Sevdari pasi zyrtarisht nga KPA nuk i është dërguar vendimi. Për shkarkimin e Sevdarit ka votuar kundër ish kryeprokurorja Ina Rama, 4 të tjerë votuan pro shkarkimit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/petrit-fusha-prokuror-deri-me-31-mars-ja-vendimet-e-tjera-te-klp-se

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended