Zaev jep dorëheqjen, pritet votimi i Qeverisë teknike - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Zoran Zaev mëngjesin e kësaj të premteje ka firmosur dorëheqjen nga posti i kryeministrit dhe sot në kuvend duhet të konstatohet dorëheqja e tij.Zaev në është shprehur se pas nënshkrimit shpreson që dokumenti do të arrijë në Parlament shumë shpejt, në mënyrë që procedura të fillojë gjatë ditës për të mundësuar miratimin e qeverisë teknike.?Këtë mëngjes në orën 8.30 ishim në Qeveri. Nënshkrova dorëheqjen time, në përputhje me Marrëveshjen e Përzhinës dhe në bazë të Ligjit për Qeverinë. Besoj se dokumenti do të arrijë në Parlament shumë shpejt, në mënyrë që procedura të fillojë gjatë ditës për të mundësuar miratimin e qeverisë teknike?.Gjithashtu pritet që deri në mesnatë pritet të votohet edhe qeveria teknike, e kryesuar nga ish ministri i Brendshëm Oliver Spasovski.

Recommended