Ekspertët, kritika për efikasitetin e Qeverisë Teknike
  • 4 years ago
Qeveria teknike kaloi 1/3 e mandatit të saj 100 ditor, por sa ky model është dëshmuar si efikas? Njohësit e çështjeve politike kujtojnë arsyen e zbatimit të këtij modeli i cili rrënjët i ka në vitin 2016, në Marrëveshjen e Përzhinës. Ai erdhi si pasojë e raporteve të Komisionit Evropian të cilët shtetin dhe institucionet i cilësonin si ?të kapura?. Megjithatë, sipas analistit Albert Musliu, në prag të anëtarësimit në NATO dhe synimeve për fillim të negociatave me BE-në nuk mund të paragjykohet se ekziston përshtypja e njëjtë. Musliu thotë se ky model nuk është funksional.
Recommended