Ekspertët italianë që hetuan tërmetin shkatërrues në L'Aquila, asistencë teknike hetuesve në Durrës
  • 4 years ago
TIRANË - Pesë ekspertë italianë të cilët kanë hetuar në shtetin fqinj pasojat e tërmetit shkatërrues që ra në L'Aquila po asistojnë hetuesit në prokurorinë e Durrësit për të gjetur fajtorët pas dëmeve të tërmetit tragjik të 26 nëntorit në Shqipëri që la dhjetra viktimë, qindra të plagosur e mijëra të pastrehë. 5 ekspertët italianë, mes të cilëve 2 prokurorë, një inxhinier dhe 2 oficerë të policsë gjyqësore, patën një takim në Prokurorinë e Përgjithshme me kryeprokurorin Olsian Çela, ndërsa nesër do të zhvendosen në Durrës ku do të njihen me dosjet e hapura në prokurorinë e këtij qyteti për pasojat e tërmetit.

"Me kërkesë të Prokurorit të Përgjithshëm, me ndihmën e misionit Pameka ne Shqipëri, u mundësua vizita e një delegacioni ekspertësh italianë tëkryesuar nga dy prokurorë të prokurorisë së Aquilas Fabio Picuti dhe Michele Renzo. Takimi i parë u zhvillua sot me Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela. Qëllimi i vizitës është dhënia e asistencës teknike mbi hetimet që lidhen me pasojat e tërmetit të datës 26 Nëntor 2019. Delegacioni Italian përfaqësohet nga 2 prokurorë të Aquilas përgjegjës për hetime të ngjashme në Itali, një inxhinier si edhe 2 oficerë të policisë gjyqësore. Delegacioni do të zhvillojë sot dhe nesër takime në Durrës me prokurorë të Durrësit dhe Krujës që po hetojnëçështjet që lidhen me pasojat e tërmetit", thuhet në një njoftim zyrtar të Prokurorisë së Përgjithshme
Recommended