Durrës, ALUIZNI kërkon asistencë nga ekspertë privatë - Ora News

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mbyllja e procesit të legalizimeve brenda këtij mandati qeverisës, ka nxitur drejtorinë e Aluzin-it Durrës të kërkojë asistencën e një studio private, e cila punën do ta nisë me azhornimin e zonës informale të Rrashbullit.
Drejtori i Aluzin-it Durrës Flamur Gjuzi tha se kompania do të kryejë 90 përqind të procedurave, ndërsa puna në terren do të jenë falas.
Drejtori i Aluzinit Durrës, Flamur Gjuzi: Të gjithë qytetarët kanë të vetmin detyrim që të mirëpresin punonjësit e kësaj kompania të cilët janë pjesë e strukturave të Aluizn-it në Durrës aktualisht, të cilët kanë vetëm detyrimin e matjeve dhe verifikimin në terren dhe cdo procedurë që do të kryhet nga ata është falas.
Në njësinë administrative të Rrashbullit do të operojnë 20 grupe pune, të cilët pritet ta përmbyllin procesin brenda 80 ditëve. Në terren do verifikohen 4700 ndërtime informale.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/durres-aluizni-kerkon-asistence-nga-eksperte-private/

Recommended