Top News - Basha kritika qeverisë/ ‘Dështoi me paketat për ekonominë’
  • 3 years ago
Kryetari I Partisë demokratike, Lulzim Basha ka sulmuar sërish qeverinë e kryeministrin Rama se nuk po menaxhojnë siç duhet situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit. Sipas kreut të demokratëve 5 muaj pas mbylljes nga pandemia, paketat ekonomike të qeverisë kanë rezultuar gjysmake, të pamenduara dhe pa asnjë efekt për të lehtësuar krizën për qytetarët dhe bizneset.

?Shqiptarët janë sot më të varfër se kurrë këto 30 vitet e fundit,qindra biznese të vogla kanë mbyllur dyert, mijëra qytetarë kanë humbur vendet e punës,qindra studentë e kanë të pamundur të perballojnë jetën studentore. Këtë vit shumë familje do ta kenë të pamundur të çojnë femijët në universitete për shkak të pamundësisë ekonomike. Ndërsa qeveritë në mbarë botën po vazhdojnë mbështetjen ekonomike dhe sociale për bizneset, qytetarët e veçanërisht të rinjtë qeveria e Shqipërisë ofron vetëm video 3D dhe propaganda,? shprehet Basha nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale.

Kreu I opozitës thekson se Partia Demokratike ka bërë disa propozime konkrete për të parandaluar thellimin e krizës ekonomike si dhe strategjinë e daljes nga karantina, por që nuk janë marrë parasysh nga qeveria Rama. Kreu u PD premton se kur partia e tij të vij në pushtet situate do të ndryshojë.
?Punësimi mbetet prioriteti im kryesor dhe për ta garantuar këtë ne do të marrim vendimet dhe veprimet e nevojshme. Lehtësimi i barrës fiskale, përgjysmimi i lejeve dhe liçencave dhe ulja e taksës së punës janë disa nga masat e para që do marrë qeveria jonë. Ne do të krijojmë kushtet ekonomike dhe sigurinë e nevojshme që investitorë të huaj me potenciale të mëdha punësimi të vijnë në Shqipëri?, thekson Basha.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#LulzimBasha#Ekonomia#TopChannel
Recommended