Ora News - Ngjela: Rama s'jep dorëheqjen, por në 2021 nuk fiton dot, Danielsson presion Berishës

  • 5 years ago
#oranews #spartakngjela
Avokat Spartak Ngjela ka deklaruar se kryeministri Edi Rama nuk jep dorëheqjen sepse nuk e lejojnë ndërkombëtarët.

Spartak Ngjela: Ne kemi kërkuar të hyjmë në Perëndim. Perëndimi thotë ne nuk e njohim këtë lloj politike që jep dorëheqjen dhe Rama nuk e jep se nuk e lenë ata. Rama po të japë dorëheqjen për 40 ditë do bëhen zgjedhje. Është në dëm të Shqipërisë, nuk e lënë ndërkombëtarët.

I ftuar në studion e lajmeve të Ora News me gazetaren Beti Njuma, Ngjela bëri edhe një parashikim, kur tha se në 2021 Rama nuk fiton dot. Ndërsa tha se zgjedhjet do t'i fitojë e djathta moderne.

Spartak Ngjela: Duhet të humbasë mazhoranca në parlament që të krijohet qeveria teknike. Është rrugë e gabuar, nuk fitojnë asgjë. Perëndimorëve më duket se i konvenoi kjo, politikisht ju konvenoi sepse shpejtohet reforma. Këta do ta ndalonin reformën, do ta pengonin. Do bashkohet Rama me këta apo nuk do bashkohet kjo është një çështje që do ta shikojmë. Por nuk ka fuqi të bashkohet me ta. Çfarë i ka humbur Ramës? Ramës i ka humbur mundësia për të qenë lider. Rama rrinte vetëm për faktin se ishte e keqja më e vogël në raport me Saliun, tani që iku Saliu kjo është e keqja më e madhe. Nuk fiton dot zgjedhje më. Në 2021 e ka tepër të vështirë të fitojë zgjedhje. Do ketë filluar reforma në drejtësi. Reforma në drejtësi do ketë hequr shumë të korruptuar majtas e djathtas, do ketë bërë goditje djathtas. Do ta marrë e djathta reale pushtetin, nuk e merr më dot pushtetin. E keqja më e madhe do jetë ky, dhe Perëndimi do përkrahë të djathtën moderne, jo këta, këta nuk janë të djathtë.

Per me shume lexoni ne http://www.oranews.tv/article/ngjela-rama-nuk-jep-doreheqjen-por-ne-2021-nuk-fiton-dot


Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended