RTV Ora - Alimadhi nga Kuvendi: Nëse Balli Kombëtar ka vrarë një partizan, jap dorëheqjen
  • 5 years ago
#rtvora
Kryetari i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi iu është përgjigjur deputetit Spartak Braho, duke thënë se nuk ka asnjë informacion nga historia.

Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, Alimadhi tha se nëse del qoftë një dokument i vetëm ku provohet se Balli Kombëtar ka vrarë një komunist apo partizan, do japë dorëheqje.

Adriatik Alimadhi: "Nuk jam mësuar të kem këtë sjellje dhe jam pak i çuditshëm. Këtu ka njerëz intelektualë, njerëz të zgjuar, historinë por të biem kaq poshtë në nivelin e këtij budallai këtu që nuk di asgjë për historinë. Kur ky zotëria thotë se ballistët hanin pula, a e kuptoni një gjë çfarë thotë.

Po ju keni ngrënë koka njerëzish. Ju nuk e dini historinë, nuk keni lexuar asgjë. Po a e kuptoni se keni vrarë 4000-6000 shqiptarë. Kush, kriminelët partizanë, kriminelët komunistë. Ju qëllimisht nuk e lejoni historinë.

Qëllimisht ia bëra pyetjen Tufës: A keni ju mundësi, ose studime të nevojshme për ta shtrirë aktivitetin e studimit, të këtij Instituti që është shumë i dobishëm për historinë shqiptare, në vitet 1941, '42, '43, '44?

Jam kryetari i Ballit Kombëtar, nuk pranoj absolutisht asgjë që është bërë tani nga historia e deritanishme. Nëse juve, ose del një individ, një deputet, një historian më jep një dokument të vetëm se Balli Kombëtar ka bashkëpunuar, ka vrarë një komunist, një partizan, sinqerisht jam në këtë Parlament dhe jap dorëheqjen absolutisht dhe e vë në dispozicion të procedurave të tjera ligjore."

Lexoni per me shume: Spartak Braho 'shpërthen' ndaj Agron Tufës: Neofashist dhe hileqar!
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/alimadhi-nese-balli-kombetar-ka-vrare-nje-partizan-jap-doreheqjen
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended