Lleshaj: Makina ime vetëm 49 mijë euro/ Ministri: Nëse kushton më shumë, jap dorëheqjen

  • 3 years ago
Deputeti opozitës Andi Përmeti, nga foltorja e parlamentit ka kërkuar shpjegime nga ministri punëve të brendshme Sandër Lleshaj, nëse kjo ministri kohët e fundit ka blerë një makinë tip BMW, me vlerë 100 mijë euro. Sipas deputetit të opozitës kjo makinë përdoret nga vetë ministri.


Sandërll Lleshaj, ka pretenduar të kundërtën duke artikuluar se nëse vërtetohet pretendimi deputetit Përmeti ai largohet nga drejtimi kësaj ministrie.

?Dhe unë po ju them me përgjegjësi të plotë që mjeti i blerë për llogari të ministrisë së brendshme nuk ka kushtuar 150.000 mijë euro, nuk ka kushtuar 100 milion por ka kushtuar vetëm 49.000 euro. Hajde blejë?Po hajde blejë ti. Ju sfidoj që të thonë kaq. Nëqoftëse ai mjet nuk ka kushtuar 49.000 euro unë jap dorëheqjen këtu. Nëse kë kushtuar 100 milion atëherë jepni ju dorëheqjen meqë e keni dhënë dorëheqjen.?

Kjo është hera e dytë në harkun e 10 ditëve kur nga vetë goja e Sandër Lleshajt artikulohet fjala dorëheqje.

Nga Vlora ai tha se askush nuk është i përjetshëm në post dhe se ai një ditë do të largohej si ministër.

Të dyja deklarimet me dorëheqje vinë në një kohë kur në ambientet e ngushta të qeverisë artikulohet një shkarkim i mundshëm i ish gjeneralit tashmë ministër.

Kjo në kuadër të rifreskimit të kabinetit qeverisës që nisi me shkarkimin e Besa Shahinit.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SanderLleshaj#AndiPërmeti#TopChannel

Recommended