Ora News - PD: Rama e Xhafaj nuk mbyllën lojrat e fatit, i shumëfishuan ato

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Parti Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj se kanë përdorur pushtetin politik për të fituar dhe pastruar paratë e krimit dhe të drogës përmes lojrave të fatit.

"Dy njerëzit më të pushtetshëm të vendit kanë ofruar mundësi korruptive dhe mbrotje politike për vëllezërit e tyre, Olsi Rama dhe Agron Xhafa, në fushën e lojrave të fatit" deklaroi sot Jorida Tabaku nga selia e PD-se ku nisi te argumentonte akuzat e veta

Sipas Tabakut: "Mbështetja e Ramës me Xhafën katërfishoi pikat e basteve nga 920 në 4200. Sot në Tiranë e në të gjithë Shqipërinë ka më shumë pika bastesh sesa dyqane ushqimore dhe librari. Shumë prej tyre kanë lidhje me klanin mafioz Xhafa"

PD thotë se dy bashkëpunëtorë të Agron Xhafajt janë pronarë të dy kompanive të basteve të cilët kanë shumëfishuar aktivitetin ne tregun e bixhozit. Gjithashtu edhe pse janë të dënuar ndaj tyre nuk ka vepruar ligji i antimafias.

"Pjesë e bandës së Agron Xhafajt janë dy bashkëpunëtorë të ngushtë të tij vëllezërit Besnik dhe Gramoz Murataj të dënuar për pjesëmarrje në krim të organizuar dhe trafik ndërkombëtar droge. Bashkëpunëtorët e Agron Xhafajt, vëllezërit Murataj, janë pronarë të dy kompanive të basteve. Njëra prej kompanive, ITGSA është më e njohura ne tregun e bixhozit dhe njihet me disa emra si Ecobet, Baste Live, Eurolive.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pd-rama-e-xhafaj-nuk-mbyllen-lojrat-e-fatit-i-shumefishuan-ato

Recommended