Ora News - Evazioni fiskal, në 2017 dëmi në buxhet 6.2 mld lekë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjatë vitit 2017 në Shqipëri janë konstatuar 165 skema të evazionit fiskal nga bizneset të cilat janë referuar për hetime të mëtejshme në prokurori.

Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Tatimeve në total dëmi i konstatuar si pasojë e skemave mashtruese arrin në 6.2 mld lekë të cilat mungojnë në buxhetin e shtetit.

Për këtë dëm janë nën hetim 228 persona të cilët sipas hetimit tatimor dyshohen për krijimin e skemave mashtruese dhe evazion fiskal por asnjë prej tyre nuk është dënuar dhe vijon që të hetohet në gjendje të lirë. Hetimi tatimor ka konstatuar se Rastet më të shumta të abuzimeve janë vërejtur sidomos në mos pagesëne taksave dhe tatimeve ,fshehje e të ardhurave dhe në krijimin e skemave mashtruese me TVSH-në.

Krijimi skemave fiktive për marrjen e rimbursimit të TVSH-së ka edhe numrin më të lartë të bashkëpunëtorëve dhe për këto skema janë të dyshuar 73 persona ndërsa dëmi prej kësaj skeme arrin në 1.3 mld lekë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/evazioni-fiskal-ne-2017-demi-ne-buxhet-62-mld-leke

Recommended