Ora News - Viktima, një kosovar? Autorët e vranë dhe dogjën makinën në Fushë Krujë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një shtetas nga Kosova dyshohet se është personi që u gjet i shkrumbuar në Derven të Fushë-Krujës. Xhavit Osmani është pronari i automjetit ?Wolkswagen? dhe njëkohësisht mendohet se mbetjet njerëzore që u gjetën në makinë, i përkasin atij. Megjithatë pritet përgjigjja e AND-së.

Një burrë është gjetur i shkrumbuar brenda makinës së tij në Derven të Fushë Krujës. Kanë qenë banorët e zonës që kanë njoftuar policinë për automjetin. Pas verifikimeve, uniformat blu kanë ngritur dyshime se viktima është Xhavit Osmani, nga Mitrovica e Kosovës.

Automjeti i djegur është një ?Volkswagen Turan?, e cila është në pronësi të Osmanit.

Identiteti i saktë do të zbulohet vetëm pasi specialistët e grupit hetimor të kryejnë analizat e AND-së.

Ngjarja ende mbetet misterioze, pasi nuk dihet asgjë nga rrethanat sesi ka ndodhur. Rezulton se ky automjet para 5 ditësh kishte hyrë nga Kosova.

Nga pozicioni i automjetit, mendohet se viktima është ekzekutuar më parë dhe makina është fshehur në këtë vend prej autorëve.

Policia e Durrësit tha zyrtarisht se viktima dhe makina u gjetën në fundin e një toke.

Një grup i specializuar nga Policia e Durrësit, prokuroria e Krujës dhe Sektori i Krimeve të Rënda po heton rreth ngjarjes, ndërsa po verifikohen të gjitha denoncimet për largime nga banesa, apo për ngjarje të rënda, të cilat mund të kenë qenë shkak për këtë veprim çnjerëzor.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/viktima-nje-kosovar-autoret-e-vrane-dhe-dogjen-makinen-ne-fushe-kruje

Recommended