Top News - Ushtarët KoreanoVeriore/ Vranë dhe dogjën KoreanoJugorin
  • 3 years ago
Një zyrtar koreano jugor është qëlluar për vdekje dhe më pas është djegur nga trupat koreanoveriore. Kjo është konfirmuar nga ministria e mbrojtjes e koresë së jugut, që e ka quajtur aktin, brutal. Seuli tha se zyrtari që punonte për departamentin e peshkimit, u zhduk nga një barkë patrullimi në kufi që më pas u gjet në ujërat e veriut. Ushtarët koreano veriorë e kishin qëlluar, më pas kishin lagur me naftë trupin e tij dhe i kishin vënë zjarrin ? tha ministria e cila beson se e gjithë kjo ishte në kuadër të masave anti covid. Peniani ndërkohë nuk ka bërë asnjë koment. Kufiri mes koreve ruhet ashpërsisht dhe veriu besohet se po ndjek politikën qëllo për të vrarë për të parandaluar që covid 19 të hyjë në vend. Incidenti mund të jetë i dyti që trupat koreano veriore qëllojnë dhe vrasin një civil koreanojugor. Në korrik 2008, një turist ishte qëlluar nga një ushtar në malin Kumgang. Zyrtari koreanojugor, ishte në barkën e tij të patrullimit rreth 10 km larg kufirit me veriun kur u zhduk të hënën. 47 vjecari, baba i dy fëmijëve, kishte lënë këpucët në barkë dhe besohet se po përpiqej të arratisej, një lëvizje kjo e rrallë por jo e paprecedenttë. Një patrullë koreano veriore e gjeti atë në det. Ushtarët kishin vendosur maska gazi dhe e kishin marrë në pyetje nga distanca, para se të merrnin urdhërin nga eprorët për ta vrarë. Ai ishte qëlluar në ujë dhe trupat e veriut më pas e kishin djegur trupin po atje në atë që ministria koreanojugore e mbrojtjes e konsideron si masë anti covid.


Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SouthKorea#TopChannel
Recommended