Bllokuan rrugën me blloqe dhe dogjën kazanët te Unaza e Re/ Lirohet një protestues
  • 5 years ago
TIRANË-Gjykata do të japë sot masën e sigurisë për dy protestuesit që u arrestuan para dy ditësh Kujtim Ylli dhe Romeo Llulla. Ata akuzohen si organizatorët e protestës para dy ditësh që sipas policisë ishte e paligjshme.

Banorët e Unazës së Re, mes të cilëve ishin edhe dy të arrestuarit bllokuan rrugën me blloqet e betonit, thyen sinjalistikën, u vendosën zjarrin koshave të plehrave dhe prishën rrethimin e kantierit të firmës së ndërtimit (lexo këtu).

Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg pasi akuzohen për shkatërrim prone. Jashtë ambienteve të gjykatës së Tiranës ndodhen deputetë të PD dhe familjarë të dy të arrestuarve. Ndërkohë që për protestën 20 persona të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Banorët e Unazës së Re që preken nga projekti dhe që kanë banesat pa leje vijojnë protestën prej 27 ditësh duke kërkuar dëmshpërblim të plotë, ndërsa qeveria ka përcaktuar se shpronësim do të ketë vetëm për ata që kanë shtëpitë me dokumentacion të rregullt dhe për pjesën tjetër bonus qiraje dhe strehim social.
Recommended