Bllokuan rrugën me blloqe dhe dogjën kazanët te Unaza e Re/ Lirohet një protestues
  • 5 years ago
Gjykata ka liruar nga burgu njëri nga protestuesit e arrestuar dy ditë më parë, ndërsa për të të dytin ka ndryshuar masën duke e lënë në ?arrest shtëpie?. Për Kujtim Yllin janë rrëzuar të gjitha akuzat për shkatërrim prone, pasi nuk janë gjetur prova që e implikojnë, ndërsa për Romeo Llullën nga arrest me burg është vendosur arrest shtëpie për aktet e vandalizmit.

Jashtë ambienteve të gjykatës së Tiranës ishin të pranishëm deputetë të PD dhe familjarë të dy të arrestuarve. Në përfundim të seancës, deputeti i PD, Klevis Balliu u shpreh se ?Presionet nuk funksionojnë, banorët nuk lodhem, në fund do të triumfojnë këta banorë kundër klikës së Ramës? tha demokrati.

Banorët e Unazës së Re para tre netësh protestuan duke bllokuar rrugën me blloqet e betonit, thyen sinjalistikën, u vendosën zjarrin koshave të plehrave dhe prishën rrethimin e kantierit të firmës së ndërtimit (lexo këtu). Të nesërmen, pas protestës u arrestuan Ylli dhe Llulla, të cilët sot dolën para gjykatës, ndërsa 20 persona të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Recommended