Ora News - Banorët përplasen me policinë, shoqërohen disa protestues të Unazës së Re

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banorët e Astirit që preken nga projekti i Unazës së Re këtë të shtunë (1 dhjetor) u përplasën me forcat e policisë.

Policia ka shoqëruar disa protestues, mes tyre edhe një të mitur.

Gazetarja e Ora News raporton se banorët kanë agravuar situatën duke u përplasur jo vetëm me forcat e policisë por edhe me operatorët e mediave.

Ndërkohë deputeti Klevis Balliu shoqeroi në furgonin e policisë në protestues të mitur, i cili u ndalua nga policia. Aktualisht ata ndodhen ne komisariatin 6.

"Duam shtëpitë tona", protestuesit e Unazës së Re bllokojnë rrugën

Me thirrjet "duam shpiat tona" edhe këtë të shtunë banorët që preken nga projekti për Unazën e Re kanë dalë sërish në protestë.

Në ditën e 28 të qendresës së tyre ata kanë bllokuar të dy akset e rrugës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/duam-shpiat-tona-protestuesit-e-unazes-se-re-bllokojne-rrugen

Recommended