Shfrytëzonin 17-vjeçaren si prostitutë në Fushë Krujë, një nga autorët dorëzohet në Sarandë

  • 4 years ago
Ameld Merlika i shpallur në kërkim nga policia pas denoncimit të 17-vjeçares nga Fushë Kruja për përdhunim është vetëdorëzuar sot në Sarandë. Report Tv mëson se Merlika ka qenë me pushime në Greqi dhe në momentin që ka mësuar se është shpallur në kërkim është kthyer edhe është vetëdorëzuar.

Me dorëzimin e 17-vjeçarit në kërkim nga grupi vijon që të mbetet vetëm Alket Brata, i cili është personi që dyshohet se hodhi pakon me tritol të shtëpia e 17-vjeçares ditën e djeshme në Fushë Krujë. Ndërkohë që Report Tv mëson se familja e 17-vjeçares është larguar nga banesa ku dje u hodh tritoli, ndërsa tek ajo banon vetëm i ati.Ajo që ka evidentuar pakon me tritol dhe që ka lajmëruar më pas policinë ka qenë e ëma e vajzës. Për personat që u arrestuan dy ditë më parë sot po jepet masa e sigurisë në gjykatën e Krujës.

Të arrestuarit që sot dolën para gjykatës
Edison Çangu 28 vjeç
Fatjon Leka 25 vjeç
Leonard Stafa 17 vjeç
Arbis Shima 26 vjeç

U dorëzua sot në Sarandë
Ameldi Merlika 17 vjeç

Në kërkim
Alket Brata 23 vjeç

Recommended