Ora News - Tirana në Venecia, Shqipëria do të prezantohet në Bienale me portat e kryeqytetit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

"Hapësira zero" është projekti shqiptar që do të përfaqësojë vendin në Bienalen Ndërkombëatare të Arkitekturës që do të zhvillohet në Venecia në Itali. Elementët që do te jenë pjesë e ekspozitës janë portat e shtëpive të hershme tiranase, si një akt i kalimit nga e njohura tek e panjohura; nga e kaluara tek qyteti evropian.

Portat e mëdha e të vjetra të Tiranës, shtëpitë si pjesë e urbanistikës së qytetit do të jenë pjesë e Bienales së Vencias.

"Hapësira zero" quhet projekti që do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e 16 të Ekspozitës Ndërkombëtare të Arkitekturës, në Bienalen e Venecias 2018, si një pasqyrim përmes imazheve të Tiranës së dikushshme dhe asaj moderne.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe kryebashkiaku Veliaj kanë pritshmëritë e tyre për interesin dhe vlerësimin që do të ketë pavioni i Tiranës në Venecia.

Veliaj: Në punën time qëllon që takoj shpesh shumë kryetarë bashkie të qyteteve më të zhvilluara, të cilët kanë infrastrukturën, pra tramin, metrotë, ndërtesat luksoze, rrugët me infrastrukturë shumë moderne, por s?kanë njerëz, s?kanë jetë. Nëse do të bëja një zgjedhje midis Tiranës me shumë sfida në infrastrukturë dhe një qyteti me infrastrukturë perfekte, por pa jetë, ku çdo gjë mbyllet në orën 5, padyshim do të zgjidhja Tiranën. Për ne që kemi zgjedhur Tiranën si vendin ku jetojmë, ku kemi familjet tona, kjo vepër është konfirmimi i kësaj zgjedhje që kemi bërë, pra të jetojmë me shumë sfida në infrastrukturë, por me jetë kudo.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/hapesira-zero-projekti-qe-do-te-perfaqesoje-shqiperine-ne-bienalen-e-venecias