Ora News - Tirana hap dyert në Edicionin e 16-të të Bienales së Arkitekturës në Venecia

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Me një trokitje simbolike në një derë të vjetër tipike tiranase, kryeqyteti i Shqipërisë hapi dyert në Edicionin e 16-të të Bienales së Arkitekturës në Venecia për personalitete të huaja të artit, arkitekturës, si dhe qindra artdashës shqiptarë e të huaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, të shoqëruar nga Ambasadorja e Shqipërisë në Itali, Anila Bitri, prezantuan projektin ?Hapësira zero?, i cili përfaqëson vendin tonë në Bienalen e Venecias, e ku paraqitet një pjesë e mjedisit urban, historisë dhe traditës së Tiranës, përmes portave të vjetra të marra nga banesat e kryeqytetit, si element për të shpjeguar hapësirën ku bashkëjetojnë e vjetra dhe modernia.

Kryebashkiaku Veliaj tha se ky ekspozim është edhe përshkrim i punës së Bashkisë së Tiranës, tregues se kryeqyteti i ka dyert e hapura për miqtë. Duke e cilësuar si një qytet origjinal, ai shtoi se Tirana po zë vend edhe në mediat më të njohura në botë si prestigjiozja ?Lonely Planet?, që e rekomandoi Tiranën si një nga dhjetë vendet që duhen vizituar këtë vit.

?Ndihem shumë mirë sot për gjithë skuadrën, tamam si një skuadër tipike tironse. Financat e ministrisë edhe të bashkisë janë modeste, por si tironsit nikoqirë, që gjithmonë gjejnë hapësirë që edhe në një sofër të vogël të ulin qindra njerëz, besoj se kjo është një sofër tipike tironse që ushqen shpirtërisht me art dhe me kulturë qindra njerëz që janë sot këtu, por edhe që do të vijnë në ditët në vijim?, theksoi Veliaj.

Ministrja Kumbaro vuri theksin mbi rëndësinë që ka ky projekt për Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare, e cila përbën edhe një risi edhe për dikasterin që ajo drejton.

Në projektin ?Hapësira zero? portat e vjetra tiranase që janë zgjedhur si element për të shpjeguar Tiranën; të vjetërën dhe moderne. Seria e dyerve e instaluar në ?Hapësirën Zero? linjëzon kalimin mes të brendshmes dhe të jashtmes në urbanistikën bashkëkohore të Tiranës, karakterizuar nga prezenca e shumë dyqaneve, punishteve, kafeneve, të pranishme kudo nëpër qytet dhe pothuaj 24 orë në shërbim të qytetit.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tirana-hap-dyert-ne-edicionin-e-16-te-te-bienales-se-arkitektures-ne-venecia

Recommended