Çmimi i arkitekturës evropiane/ Për këtë vit nga Shqipëria do të nominohen 5 projekte

  • 4 years ago
Prej 10 vitesh, Shqipëria është pjesë e çmimit më të rëndësishëm të arkitekturës evropiane ?Mies van der Rohe?, nëpërmjet nominimeve të projekteve te ndryshme dhe jo vetëm.


Kujtojnë që para dy vitesh, sheshi Skenderbej ishte ndër pesë finalistet. Ndërkohë që aktualisht Shoqata e Arkitektëve dhe një arkitekt i pavarur ka të drejtën e nominimit të pesë projekteve të tjera. Arkitekti i pavarur i përzgjedhur në këtë rast është Saimir Kristo, i cili do të na shpjegojë se cilat janë ato projekte në Shqipëri, të cilat media nuk i ka promovuar aq sa duhet, por që janë të një rëndësie të madhe, qoftë nga vlera e arkitekturës, por edhe nga ajo etike e profesionale.

Duket se Tirana është vendi ku ndodh shumica e ngjarjeve ndërtimore. Ato ngelen thjesht si objekte ndërtimore që kryejnë një funksion të caktuar, por shumë pak i ofrojnë arkitekturës në forcën apo vlerën që me të vërtetë mbartin. Kam patur mundësinë dhe fatin të udhëtoj në veri dhe jug dhe të zbuloj banesa shume te bukura. Si në zonën veriore Shkodër, Lezhë, rrethinat e Tiranës, apo edhe ne jug, në Sarandë?, shprehet Saimir Kristo.

Vlerësimin maksimal në këtë çmim prestigjioz e marrin hapësira publike që mbledhin njerëzit së bashku. Në kohën kur finalist ishte sheshi Skëndërbej, banesat sociale në Bordo rrëmbyen çmimin për vlerën e tyre etike.

?Mund të shkojmë në finale me një objekt interesant që kam në mend por që i luhet në dorë jurisë që të ndajë short listën e 350 projekteve që dërgohen te çmimi?, deklaron Kristo.

Që prej vitit 1988, çmimi vlerëson objektet që mbartin vlerat e vetë personit që themeloi këtë brand. Gjithashtu përparësi ju jepet objekteve që janë më pranë natyrës.

?Arkitektura ndodhet në krizë identiteti. Ajo çfarë mungon në Shqipëri është një alarm. Duke ju dhënë autoritet profesionistëve të flasin, të marrin vendime dhe të japin llogari.?

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SaimirKristo#MiesvanderRohe#TopChannel