Arbër Ademi Për këtë vit shkollorë fëmijët nuk do të kthehen në bankat e shkollave

  • 4 years ago
Viti shkollor 2019/2020 do të vazhdojë online. Ministri i Arsimit, Arbër Ademi, në emisionin ?Rruga Drejt? informoi se nxënësit nuk do të kthehen në bankat e shkollës deri në fund të këtij viti shkollor. Ky vendim dhe një sërë vendimesh të tjera që bëjnë pjesë në pakon e masave të propozuara nga ministria e Arsimit, janë diskutuar në seancën e sotme të Qeverisë. Ministri Ademi theksoi se mënyra më e mirë për të zhvilluar procesin arsimorë është në objektet shkollore, mirëpo rrethanat e krijuara e pamundësojnë këtë gjë. Sipas tij, të gjitha vendet ku organizohet mësimi online po përballen me sfida dhe po bëjnë përpjekje për tejkalimin e tyre.

Recommended