Vijon shpërndarja e librave shkollore, fëmijët: Mezi presim të kthehemi në shkollë (Vëzhgimi)

  • 3 years ago
TIRANE - Prindër, gjyshër, fëmijë të emocionuar shkojnë pranë shkollave për të marrë librat  që do të përdorin për vitin e ri shkollor. Këtë vit nxënësit nga klasa e 1-7 i përfitojnë librat falas.

Por përfitues të librave falas deri në klasën e 12 do te jene 250 mijë nxënës, midis tyre fëmijë të kategorive të veçanta.

Të vegjëlit thonë se e njohin sëmundjen e COVID-19 dhe se do të ruhen duke mos thyer rregullat. Ata duan vetëm të jenë bashkë me njëri tjetrin në klasë dhe të emocionuar presin rikthimin në shkollë.

?Unë shkoj në klasën e dytë.

Je e lumtur që do rikthehesh në shkollë?

-Po

Sot more librat?

-Ëhë, janë libra shumë të bukur dhe janë fiks për klasën e dytë.

I ke mësuar masat që duhet të respektoni në shkollë?

-I kam mësuar, do t'i respektojë. Meraku është sepse virusi është i madhë edhe mund të transmetohet por unë do të përpiqem të ruhem.

-Mezi po pres të takoj shoqet, është më mirë që të kthehesh në shkollë, masat do ti respektojmë?-u shprehën disa prej fëmijëve.

Të gjithë të shqetësuar për shkak të COVID-19, por prindërit dhe gjyshërit e shohin të domosdoshëm rikthimin e fëmijëve në mësim .

- Prindër, gjyshër, fëmijë të emocionuar shkojnë pranë shkollave për të marrë librat  që do të përdorin për vitin e ri shkollor. Këtë vit nxënësit nga klasa e 1-7 i përfitojnë librat falas.

Por përfitues të librave falas deri në klasën e 12 do te jene 250 mijë nxënës, midis tyre fëmijë të kategorive të veçanta.

Recommended