Ora News - Albin Kurti nga Tirana: Duam që në shekullin XXI të ecim bashkë
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

I ardhur rishtaz në detyrë, vetëm një javë në karrigen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duket i lidhur fort pas simbolikave.

Ashtu edhe si paraardhësit e tij, Kurti vijoi traditën duke zgjedhur Shqipërinë për të parin udhëtim jashtë vendit.

Nga Tirana zyrtare, ai foli për një fillim të fuqishëm dhe forcim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shqipërisë në një nivel të paparë ndonjëherë.

Albin Kurti: Një javë në detyrë si kryeministër i Kosovës. Vendi i parë që vizitova si kryeministër jashtë Prishtinës kryeqyet ishte Prekazi i kryekomandantit Adem Jashari. Qyteti i parë që vizitova jashtë Prishtinës ishte Mitrovica. Dhe shteti i parë patjetër duhej të ishte Shqipëria.

Faleminderit për mikpritjen e përzemërt dhe bisedën konstruktive. Në këtë dekadën e tretë të shekullit XXI të kemi një fillim të fuqishëm të bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri çfarë nuk ka pasur asnjëherë mes 2 vendeve tona.

Kosova e Shqipëria janë prioritet i njëra-tjetrës dhe nuk presin asnjë fushë. U dakordësuam të formojmë një komision ndërshtetëror i përbërë nga ministra e deputetë që 77 marrëveshjet që janë nënshkruar të zbatohen, por dhe të shtohen marrëveshje të reja.

Duam të shtojmë bashkëpunimin, e bashkërendimin duke thelluar dhe zgjeruar atë. Falenderoj Republikën e Shqipërisë për përkrahjen e pakursyer, Kosova nuk do ia dilte me sukses në luftë karshi Serbisë po as në paqe pa Shqipërinë.

Ne kurrë nuk e harrojmë dhe duam që në shekullin XXI të ecim bashkë shpejt dhe fuqishëm. Në veçanti duam të bashkëpunojmë në aspektin ekonomik, në fushën e prodhimtarisë, arsimit, sigurisë dhe politikës së jashtme. Këto janë fushat që kemi preokupimet e njëjta dhe partnerët dhe aleatët tanë perëndimorë janë të njëjtët.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/albin-kurti-nga-tirana-duam-qe-ne-shekullin-xxi-te-ecim-bashke

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended