Ora News - Dënohet me 10 vite burg biznesmeni i naftës Virxhin, Ardian Xhillari

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Tiranës dënon me 15 vite burg biznesmenin e naftës Virxhin, Ardian Xhillari, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i tij ulet me 10 vite. Ndërsa ka shpallur të pafajshem ish nëndrejtoreshën e doganave Lula Njebza dhe ish kreun e doganës së Tiranës Erarbër Teneqexhiu.

Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 15 vite burg Ardian Xhillari, biznesmenin e akuzuar për skandalin me naftën Virxhin. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i tij ulet me 10 vite

Ndërkohë që ka deklaruar të pafajshëm ish-zv/drejtoreshën e Doganave, Lula Njebza dhe ish-kryetarit të Doganës Tiranë, Erarbër Teneqexhiu për akuzën e ?shpëdorimit të detyrës? për të cilën prokuroria kishte kërkuar dënimin e tyre me nga 5 vite burg si dhe 3 vjet heqje të të drejtës për ushtrimin e funksioneve publike.

Sipas Prokurorisë, në vitin 2014 në cilësinë e administratorit të shoqërisë ?Tea Construction and Petroil?, Xhillari ka bërë transportin fiktiv të një sasie prej 4.4 milionë litra naftë nga një depozitë në Kodër Mëzez, Tiranë për në magazinën doganore në Ballsh.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/denohet-me-15-vite-burg-biznesmeni-i-naftes-virxhin-ardian-xhillari

Recommended