RTV Ora - Konfindustria i kërkon qeverisë të tërhiqet nga koncesioni i pompave të naftës
  • 5 years ago
#rtvora

Konfindustria, i kërkon ekzekutivit të tërhiqet nga koncesioni i pakërkuar për privatizimin e shërbimit të kontrollit të aparateve matës të karburanteve, duke e vlerësuar si proces tërësisht të papërligjur dhe në kundërshtim të plotë me interesin publik në afatgjatë.

"Në gjithë aktet shoqëruese ligjore nuk ka asnjë shpjegim financiar të uljes së abuzimeve dhe përfitimeve në afatgjatë të ekonomisë, buxhetit shtetit, biznesit dhe qytetarëve, që të mund të përligji privatizimin e shërbimit. Ndërkohë, nga e arka e shtetit do të dalin rreth 70 milion euro për llogari të monopolit privat, përkundrejt një investimi të llogaritur në vetëm 500 mijë euro", thuhet në njoftimin e Konfindustrisë.

Konfindustria vlerëson, se me humbjen e të hyrave financiare të shërbimit, institucionet shtetërore praktikisht do të jenë formale, sepse nuk do të zotërojnë asnjë mundësi praktike, teknologjike dhe njerëzore për të kontrolluar cilësinë e zbatimit të kontratës nga operatori privat.

"Koncesionari privat monopolist mund të lidhi, lirisht dhe pa asnjë frikë nga kontrollet e agjencive shtetërore, marrëveshje të fshehta me operatorë të caktuar për të abuzuar sëbashku me volumet e shitjes në dëm të konsumatorëve, duke i lënë krejt të pambrojtur. Sa më sipër, bën të pakuptimtë në praktikë edhe të drejtën e pretenduar të qeverisë për të prishur në mënyrë të njëanshme kontratën, në rast se brenda 12 muajsh do të vihen re shkelje nga privati"

Konfindustria vlerëson, se dorëzimi ?de jure? i përgjegjësisë së shtetit për mbrojtjen e konsumatorëve në duart e një monopoli privat të rradhëz, rrezikon të ketë pasoja shumë përmasore të rënda për ekonominë kombëtare, qytetarët, bizneset, buxhetin e shtetit dhe konkurrencën ndërmjet operatorëve.

Kalimi në monopol privat i të drejtës së kontrollit të aparateve, rrezikon ndjeshëm të shtojë abuzimet e me volumet në shitje të karburanteve ndaj qytetarëve dhe bizneseve, që sot janë në vlerat 20-25 milion euro/vit, duke rënduar drejtpërdrejt çmimin faktik fundor.

Shqipëria është ndër 25 vendet me çmimin më të lartë të karburantit në botë.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/konfindustria-i-kerkon-qeverise-te-terhiqet-nga-koncesioni-i-pompave-te-naftes

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended