Ora News - Vranë dhe dogjën nënë e bir në Vlorë, arrestohet nusja dhe 26 vjeçari nga Fieri
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nusja dhe një 26 vjeçar nga Fieri janë arrestuar si autorë të krimit të tmerrshëm të ndodhur në janar të Vlorës ku nënë e bir, Selkie dhe Olsi Hoxhallari, u gjetën të djegur në banesën e tyre e cila ishte përfshirë nga flakët.

Krimi është kryer me një mjet prerës tip sëpatë e vogël dhe më pas për të fshehur gjurmët i është vënë zjarri banesës.

Drejtori i policisë së Vlorës, Gentjan Shehaj doli sot në një deklaratë për median për të njoftuar zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të vrasjes së dyfishtë, të ndodhur më 21 Janar 2018 në lagjen ?24 Maji", Vlorë

Në pranga janë vënë dy autorët Hysnie Hoxhallari 32 vjeçe nga Vlora dhe Kasëm Pirjasi 26 vjeç banues në Strum Fier.

"Dy të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë dhunuar e më pas kanë vrarë shtetasit O.H., e S.H., si dhe kanë shkaktuar zjarr në banesë me qëllim fshehjen e provave duke synuar për ta devijuar ngjarjen si "aksidentale" informoi drejtori i policisë së Vlorës,, Gentjan Shehaj në një deklaratë për shtyp.

Operacioni u kodua "Devijimi"

Strukturat e Hetimit të Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, finalizuan operacionin e koduar ?Devijimi?, ku është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i ngjarjes së ndodhur në muajin Janar 2018 në lagjen ?24 Maji? Vlorë.

Hetimet intensive nisën menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në muajin janar, ku u gjetën të pajetë e të djegur në banesën e tyre Olsi Hoxhallari, 43 vjeç. dhe nëna e tij Selkie, 73 vjeç, "pasi nga grupi hetimor u krijua bindja se nuk kishim të bënim me një ngjarje aksidentale, por me një vrasje", sqaroi sot policia e Vlorës

Në cilësinë e provës materiale është gjetur dhe sekuestruar arma e ftohtë me të cilën dyshohet se është kryer krimi mjet prerës i fortë prej metali.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale ?Vrasja në rrethana cilësuese, kryer në bashkëpunim?.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/zbardhet-ngjarja-ne-vlore-policia-arrestoi-autoret-e-vrasjes-se-nene-e-bir
Recommended